Tarifat e Kreditimit të Parave
Tarifa për rimbushjen me kartë të llogarisë Paysera (nëpërmjet Ecommpay) është 1% e shumës së rimbushjes.
Tarifa për rimbushjen e një llogarie Paysera me kartë të llojit MasterCard apo Maestro (nëpërmjet Quipu) është % e shumës së rimbushjes, por jo më pak se EUR.
Nuk ka asnjë tarifë për rimbushjen e llogarisë suaj Paysera përveç rasteve, kur pagesa hyrëse kryhet përmes sistemit TARGET2. Në këtë rast aplikohet një tarifë kreditimi: për vlera deri në 9,999,99 EUR, tarifa është 3,00 EUR, për 10,000 EUR, ose më shumë, tarifa është 4,00 EUR.
Përveç kësaj, ndonjëherë banka e dërguesit ngarkon një tarifë shtesë për transfertën. Në varësi të disa faktorëve siç është vendi, monedha dhe banka e dërguesit, ju mund t'a shihni atë duke gjeneruar udhëzimet e transfertës.
Për të mësuar se cila tarifë do të aplikohet, ju lutemi hyni në llogarinë tuaj Paysera dhe në menu-në e majtë zgjidhni Shtoni fonde (1). Në dritaren e re zgjidhni shtetin (2) dhe monedhën (3) e transfertës dhe klikoni mbi Përditëso udhëzimet (4).
Sistemi do t'ju shfaqë një listë të bankave prej të cilave mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera. Pasi të përzgjidhni një bankë (1) dhe të vendosni vlerën e transfertës në fushën e përcaktuar, sistemi do të shfaqë tarifën e komisionit (2) për kreditimin e parave.