Mirësevini në Sistemin e Pagesave Paysera!
Ne po krijojmë një botë pagesash moderne, ku pagesat janë ndërkombëtare, të përshtatshme, të shpejta dhe të disponueshme për të gjithë, kudo, në çdo kohë dhe më e rëndësishmja me një çmim të drejtë. Klientët privatë dhe të biznesit, kudo në botë janë të kënaqur me përdorimin e shërbimeve tona.
Misioni ynë
Partner i besueshëm në ofrimin e shërbimeve financiare të shpejta, të përshtatshme, të përballueshme dhe shërbimeve që lidhen me këtë fushë.
Vizioni ynë
Krijimi i një super-aplikacioni lider në industrinë e shërbimeve financiare dhe ofrimin e shërbimeve globale që lidhen me këtë fushë.
Drejtuesit e Kompanisë
CEO i Paysera LT, Marijus Plančiūnas
Marijus është një ekspert i IT dhe financave që themeloi, menaxhoi dhe konsultoi kompani dhe organizata të ndryshme. Kompetencat e tij u njohën nga agjencitë e marketingut dixhital, komunitetet online dhe përfaqësuesit e biznesit. Gjatë gjithë karrierës së tij, Marijus jo vetëm që ndihmoi kompanitë të konkurronin në internet, por ai është gjithashtu bashkëthemelues i një platforme pagese. Marijus iu bashkua Paysera në 2021, ku filloi si Menaxher i Dorëzimit dhe, që nga viti 2023, u emërua CEO i Paysera LT.
Më shumë informacion këtu:Linkedin
Më shumë informacion këtu:Linkedin
Zëvendës CEO i Paysera LT, Žydrūnė Putelytė
Duke filluar karrierën e saj në kompaninë Computer 2000, Žydrūnė më vonë u bë drejtoreshë e agjencisë Fujitsu Siemens Computers në Lituani dhe pasi provojë shijen e shitjeve të kompjuterëve, fitoi pozicionin Drejtore e agjensisë Apple në Lituani dhe Letoni. Žydrūnė fitoi njohuritë e kërkuara në sektorin financiar gjatë administrimit të Be Kredito. Më vonë, karriera e Žydrūnė e çoi atë në Paysera, ku në vitin 2020 u bë Drejtor Ekzekutiv i kompanisë.
Më shumë informacion në: Linkedin
Më shumë informacion në: Linkedin
Zëvendës CEO, Justina Šidlauskienė
Justina është një eksperte marketingu, e njohur si akademikisht dhe profesionalisht për ekspertizën e saj në sektorët e IT, adtech dhe fintech me përvojë nga kompani, si Oxylabs, Companial (ish 1ClickFactory), Adform dhe Siauliu bankas ndër të tjera. Në Paysera, Justina ka nisur rrugëtimin e saj si Shefe e Marketingut dhe PR, ku la shpejt gjurmët e saj. Në vitin 2023, Justina u emërua Zëvendës CEO.
Më shumë informacion këtu:Linkedin
Më shumë informacion këtu:Linkedin
Aksionerët e Kompanisë
Paysera është 100% kompani kapitale lituaneze.
Anëtar i Bordit, Kostas Noreika
Kostas është një bashkëthemelues i Paysera dhe aksioneri kryesor. Ai është një ekspert i tregut financiar, me mbi 20 vite përvojë biznesi. Para krijimit të kompanive të tij, Kostas ka punuar për kompani të njohura në Lituani si Gaumina, Delfi dhe Idamas. Ai është një udhëheqës i vërtetë, i cili pëlqen të ndajë përvojën jo vetëm me punonjësit e tij, por me publikun e gjerë
- ai merr pjesë në konferenca, ka interes në inovacione dhe është i gatshëm t'i implementojë ato në sistemin Paysera, nëse janë të dobishme. Aktualisht Kostas është tërhequr disi nga jeta e përditshme e kompanisë dhe po përqendrohet në zhvillimin ndërkombëtar të saj - ai shpesh merr pjesë në ekspozita dhe viziton partnerë ndërkombëtarë.
Më shumë informacion në: Linkedin
Më shumë informacion në: Linkedin
Kryetar i Bordit, Šarūnas Broga
Šarūnas - një bashkëthemelues i Paysera dhe kryetar i bordit, i cili jo vetëm që ndihmon në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme strategjike të kompanisë, por gjithashtu mban komunikimin me disa prej partnerëve të saj strategjikë. Aktiviteti kryesor i Šarūnas është përfaqësimi i basketbollistëve profesionistë në mbylljen e kontratave në lidhje me aktivitetet sportive dhe komerçiale. Këta lojtarë përfaqësojnë Lituaninë në ligat më të larta të profesionistëve, siç janë NBA, Euroleague dhe ACB. Šarūnas ofron shërbimet e tij për basketbollistë si Jonas Valančiūnas, Artsiom Parakhouski, Assem Marei, Eimantas Bendžius, Martynas Echodas, Arnas Butkevičius, Rokas Jokubaitis, Laurynas Birutis, Karolis Lukošiūnas, etj.
Anëtar i Bordit, Audrius Lučiūnas
Audrius - një bashkëthemelues i Paysera dhe anëtar i bordit. Përveç punës së tij në Paysera, Audrius ka themeluar dhe administron me sukses një sërë biznesesh. Një nga më të njohurit është biznesi i shitjes me pakicë dhe me shumicë i lenteve të kontaktit dhe aksesorëve në Shtetet Balltike nën markën gerilesiai.lt., e cila vazhdon të ketë sukses prej më shumë se 6 vitesh, si dhe zinxhiri i dyqaneve optike ZYNKY, i cila po thyen standardet e tregut. Audrius është aktiv dhe i interesuar në marketing dhe teknikat e automatizimit të shitjeve dhe ka zbuluar modele të suksesshme të cilat i ndan me klientët e agjencisë së tij të marketingut Lean Marketing, si edhe në konferenca të ndryshme biznesi.
Më shumë informacion në: Linkedin
Më shumë informacion në: Linkedin
Aksioner, Roland Razma
Rolandas - një anëtar i bordit dhe ish-punonjës i Paysera, i cili fitoi aksione gjatë viteve të para të kompanisë, kur kontributi i tij ishte veçanërisht i vlefshëm. Për momentin Rolandas punon si një programues iOS për një kompani tjetër në Mbretërinë e Bashkuar.
Më shumë informacion në: Linkedin
Më shumë informacion në: Linkedin
Një histori e shkurtër
E gjithë energjia elektrike prodhohet nga termocentralet diellore dhe të erës
Ne ofrojmë transferta parash në cash në degët e PrivatBank.
Prezantojmë dizajnet e reja të kartave të pagesës.
Ju prezantojmë logot e reja të Paysera dhe Paysera Tickets.
2021
Shërbimi i inicimit të pagesës tashmë është i vlefshëm në Rumani
2021
Arritën kutitë e para Postare të Paysera
2021
Statusi i sistemit Paysera mund te kontrollohet individualisht (Faqja e Statusit).
2021
Aplikacioni Paysera është i vlefshëm në Apple Watch.
2020
Ekipi ynë profesionist kundër pastrimit të parave u dyfishua.
2020
Ne nisëm të tregtojmë ar përmes aplikacionit Paysera.
2020
Ne përdorëm zgjidhjet e inteligjencës artificiale për identifikimin e klientit.
2020
Ne bëhemi një ofrues zyrtar i pagesave në Shopify.
2020
Kompanisë Paysera në Kosovë pajiset me liçencën e institucionit të parasë elektronike.
2019
Ekipi i Paysera mirëpret punonjësin e 200-të.
2019
Lançohen pagesat përmes Google Pay dhe Samsung Pay.
2019
Ne blemë një zyrë në Vilius.
2019
Partnerët tanë në Rumani lançuan aktivitetin e tyre.
2019
Liçenca jonë është plotësuar me të drejtën për të ofruar shërbimin e informacionit të llogarisë (AIS).
2019
Ne hapem degën e Kujdesit ndaj Klientit në Estoni.
2018
Ne ju bashkuam sistemit të pagesave SEPA Instant.
2018
Licensa jonë plotësohet me licensën e shërbimit të inicimit të pagesës.
2018
Aplikacioni celular u rikonturua.
2017
Ne u pajisëm me çertifikatën e sigurisë PCI DSS.
2017
Ne lançuam një projekt krejtësisht të ri - MainIBAN
2017
Ne lëshuam një kartë pa kontakt të ridizajnuar (NFC) Visa.
2017
Paysera Tickets është vlerësuar me çmimin "Zgjidhja Tregtare e Vitit" në konkursin "Shërbimi i vitit 2017".
2017
Ne kemi lançuar shërbimin e inicimit pagesave (PIS) për klientët tanë.
2017
Punonjësi i 100-të ju bashkua ekipit tonë.
2016
Sëbashku me partnerët tanë, ne nisëm aktivitetin në Bullgari.
2016
Emri i kompanisë tonë u ndryshua në "Paysera LT".
2016
Ne nisim të ofrojmë llogari me numra IBAN për klientët.
2015.
Ne lançojmë sistemin e biletarisë së eventeve Paysera Tickets.
2015
Kemi lëshuar Kartën Visa të debitit Paysera.
2014
Hapet një zyrë në Kaunas me 3 punonjës.
2014
Emri i projektit ndryshohet nga www.mokejimai.lt në www.paysera.lt.
2014
Hapet një zyrë në Alytus me 5 punonjës.
2013
Kompania jonë rritet dhe përbëhet nga 50 punonjës.
2013
Ne lançojmë aktivitetin tonë në Letoni.
2012
Ne jemi të autorizuar me licensën e institucionit të parasë elektronike nga Banka e Lituanisë.
2011
Ne morëm licensën e institucionit të pagesave nga Banka e Lituanisë.
2008
Emri i kompanisë ndryshohet në "EVP International".
2006
Po nisim projektin tonë të ri në mbledhjen e pagesave www.mokejimai.lt.
2004
Kompania me emrin "Elektroniniai verslo projektai" (Projekte elektronike të biznesit) hapet me 3 punonjësit e parë. Kompania administron projektin www.gsms.lt.
Bashkëpunim me institucionet arsimore
Shoqatat dhe organizatat
Zhvillimi ynë
Të ardhurat tona:
Ne ofrojmë shërbime në më shumë se 100 shtete. Mbi 500 punonjës të zellshëm dhe të talentuar punojnë në kompanitë Paysera. Gjithçka e realizuar për 550 000 klientë që kemi.
Në 2023, klientët tanë kanë kryer
më shumë se 9,7 mln transferta
në 20+ monedha të ndryshme.