Të gjitha kategoritë
Financat personale

Si të ndryshoni limitet e llogarisë në Paysera?

Change your account limits on your Paysera account with just a few clicks
Po kërkoni të bëni transaksione të mëdha apo thjesht t'i jepni vetes më shumë fleksibilitet financiar? Ndryshimi i limiteve të llogarisë tuaj në Paysera është më i lehtë se sa mendoni, pavarësisht nëse jeni klient privat apo klient biznesi.

Ndryshimi i limiteve të llogarisë Paysera përmes aplikacionit

Ja çfarë duhet të dini fillimisht: procesi i ndryshimit të limiteve të llogarisë përmes aplikacionit është saktësisht i njëjtë si për klientët privatë ashtu edhe për klientët e biznesit. Dallimi i vetëm është se klientët tanë të biznesit duhet vetëm të përdorin llogaritë e tyre të biznesit për të bërë këto ndryshime. Nuk mund të ishte më e lehtë!

Ndiqni udhëzimet hap pas hapi:

  1. Kyçu në aplikacionin Paysera.
  2. Kliko te 'Llogaria e pagesës' e vendosur në qendër në krye të faqes.
  3. Zgjidhni 'Parametrat e llogarisë'.
  4. Zgjidhni llogarinë të cilës dëshironi t’ia rregulloni limitet.
  5. Kliko 'Limitet e mia.'
  6. Vendosni limitet tuaja të preferuara ditore, mujore ose vjetore dhe kliko 'Ruaj.'

Ndryshimi i limiteve të llogarisë Paysera përmes e-banking

Njëjtë si me aplikacion, procesi i ndryshimit të limiteve të llogarisë është identik si për klientët privatë ashtu edhe për ata të biznesit kur përdorin e-banking.

Ja si mund ta bëni:

  1. Kyçu në llogarinë tuaj Paysera përmes shfletuesit tuaj.
  2. Zgjidhni 'Parametrat.'
  3. Zgjidhni 'Limitet, të drejtat, autorizimet.'
  4. Klikoni në 'Të drejtat dhe limitet e transfereve' më poshtë.
  5. Nën tabelën e limiteve të transfereve, klikoni 'Ndrysho limitet.'
  6. Vendosni limitet e reja sipas preferencave tuaja dhe ruani ndryshimet.

Mbani në mend se nevojitet kohë për ndryshimet

Kini parasysh se do të duhen 12 orë që limitet e reja të hyjnë në fuqi pas ruajtjes së ndryshimeve. Kjo është bërë për qëllime sigurie.

Megjithatë, nëse preferoni të hiqni kufizimin e sigurisë prej 12 orësh, ju keni mundësinë të na kontaktoni me telefon.. Nëse vendosni ta bëni këtë, mos harroni të përdorni numrin e telefonit të regjistruar në llogarinë tuaj kur na kontaktoni.

Artikujt e ngjajshëm

#
Financat personale

Si të ndryshoni adresën tuaj të emailit, numrin e telefonit ose ta zhvendosni aplikacionin Paysera në një telefon të ri?

Në këtë epokë dixhitale, ne mbështetemi shumë në pajisjet tona celulare për të menaxhuar financat tona, duke përfshirë përdorimin e aplikacioneve si Paysera. Megjithatë, mund të lindin situata kur duhet të përditësojmë informacionin tonë të kontaktit ose ta transferojmë aplikacionin në një telefon të ri. Nëse e gjeni veten në këtë pozitë, mos u shqetësoni! Ky blog do t'ju udhëheqë përmes procesit të ndryshimit të adresës tuaj të emailit, numrit të telefonit ose zhvendosjes së aplikacionit Paysera në një telefon të ri.

#
Financat personale

Si të ndash një faturë në aplikacionin Paysera?

E mbani mend binim në telashe për të ndarë një faturë me miqtë tuaj? Epo, ajo kohë ka mbaruar tani. Faleminderit, teknologji. Në ditët e sotme, mjaftojnë vetëm disa klikime në telefon dhe nuk keni nevojë as të llogarisni pjesën tuaj të faturës – veçoria e ndarjes së faturave nga Paysera i bën të gjitha për ju.

#
https://www.paysera-ks.com/v2/xk-XK/blog-kosovo

Si t'i shkarkoni pasqyrat bankare nga Paysera

Kohëve të fundit pasqyrat financiare kërkohen për arsye të shumta si marrja e një kredie, një hipotekë apo edhe aplikimi për vizë kur udhëtoni. Edhe pse kjo shpesh bëhet një nga ato gjëra shtesë për t'u shqetësuar, Paysera ju del në ndihmë. Shkarkimi i pasqyrave tuaja financiare me Paysera nuk ka qenë kurrë më e lehtë. E disponueshme si përmes aplikacionit Paysera ashtu edhe përmes e-bankingut.