Të gjitha blogjet
Për Biznese

Si të hyni në një llogari biznesi Paysera si një drejtues i ri i kompanisë?

How to access a Paysera business account as a new company head?
Jeni drejtuesi i ri i një kompanie që përdor llogari biznesi në Paysera? Mirë se vini! Ne e kuptojmë se mund të përdorni disa udhëzime se si t'i qaseni dhe do të ishim të lumtur t'ju udhëzojmë më teper. Le të fillojmë!

Para se të filloni

Një gjë e thjeshtë - si drejtues i ri i kompanisë, do t'ju duhet të krijoni llogarinë tuaj individuale në Paysera, nëse tashmë nuk e keni një të tillë. Pasi të jetë bërë kjo dhe llogaria individuale të jetë verifikuar, hapi tjetër do të varet nga vendi ku ndodhet kompania. Do ta diskutojmë këtë në më shumë detaje më poshtë.

Nëse nuk jeni të sigurt për hapat e hapjes së një llogarie individuale në Paysera, ja ku na keni. Ne kemi përgatitur një video tutorial të lehtë për ta ndjekur i cili do t'ju udhëzoj gjatë procesit.

A mund të merret qasja online, apo duhet të bëhet fizikisht?

Nuk ka nevojë të shqetësoheni - nuk ju kërkohet të na vizitoni fizikisht për të hyrë në llogarinë tuaj të biznesit! Kjo mund të bëhet online.

Si të hyni në llogarinë e biznesit në Paysera si një drejtues i ri i kompanisë?

Nëse tashmë keni llogarinë tuaj individuale në Paysera, është koha t'ju ndihmojmë të lidheni me llogarinë tuaj të biznesit. Procesi mund të ndryshojë pak, në varësi të vendit ku është e regjistruar kompania juaj. Na lejoni ta sqarojmë.

 

Nese regjistri i biznesve në vendin tuaj është publik

Ju mund të përfundoni procedurën përmes ueb ose aplikacionit mobil - cilido që ju përshtatet

 

Përmes shfletuesit në ueb:

  1. Kyçuni në llogarinë tuaj dhe klikoni në ikonën e profilit tuaj;
  2. Zgjidhni Hap llogari biznesi;
  3. Zgjidhni vendin e regjistrimit dhe shkruani numrin e biznesit tuaj
  4. Klikoni në Kontrollo.
Steps to access a Paysera business account as a new company head using a browser

Përmes aplikacionit mobil:

  1. Kliko ⚙️ and select Llogaritë e biznesit;
  2. Kliko Hap llogari biznesi;
  3. Zgjedhni vendin e regjistrimit dhe shënoni numrin e biznesit
  4. Kliko Hap llogari biznesi.
     

Dhe kjo është e gjitha! Pronësia do të transferohet tek ju automatikisht.

Steps to access a Paysera business account as a new company head using the Paysera mobile app

Nëse regjistri i kompanive të vendit tuaj nuk është i çasshëm publikisht

Do të keni ende mundësi të keni çasje në llogarinë tuaj të biznesit, thjesht do të na duhet që të dorëzoni një marrëveshje shtesë në shqip ose anglisht.

 

Mund ta dorëzoni dokumentin nëpërmjet internetit:

  1. Kyçu në llogarinë tënde dhe zgjidh Parametrat< /em>;
  2. Shkoni te Parametrat e profilit dhe te KYC pyetësori, zgjidh Dokumentet e biznesit/ aktivitetit;
  3. Klikoni Ndrysho;
  4. Zgjidhni Marrëveshje shtesë si lloji i dokumentit, ngarkoni dokumentin, shkruani përshkrimin e tij dhe klikoni Dërgo.
Steps for the new company head to submit documents for accessing a Paysera business account.

Gjithashtu, kini parasysh se mund të kemi nevojë që të ju kërkojmë disa dokumente të tjera nga ju ose t'ju kontaktojmë për të sqaruar disa detaje. Nëse mund të na ndihmoni duke u përgjigjur menjëherë dhe qartë, kjo do t'i shpejtonte gjërat.

Sa kohë duhet për tu kryer ndryshimi?

Nëse regjistri i bizneseve të vendit tuaj është publik, sapo të përfundoni hapat që sapo përmendëm, do të keni çasje të menjëhershme në llogarinë e biznesit.

 

Nëse regjistri i kompanive të vendit tuaj nuk është i çasshëm publikisht, do të duhen deri në 3 ditë pune për të përpunuar dokumentin tuaj, dhe ndoshta edhe më shumë nëse vlerësojmë se kemi nevojë për informacion shtesë nga ju.

A jeni bllokuar

Ne jemi këtu për ju, thjesht na telefononi ose na dërgoni email. Ekipi i Shërbimit tonë për klientë tonë është i gatshëm t'ju ndihmojë me çdo pyetje që mund të keni. Mbani mend, nuk ka gjë të tillë si p.sh një pyetje pa kuptim, ne jemi gjithmonë të gatshëm t'ju ndihmojmë të gjeni zgjidhjen.

Artikujt e ngjajshëm

#
Financat Personale

Si të hapni një llogari Paysera?

Shumë njerëz ende mendojnë se hapja e një llogarie bankare është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar që përfshin radhë, dokumente të shkruara dhe nganjeherë edhe tarifa. Epo, nuk është asgjë e tillë, nëse jeni duke hapur një llogari Paysera. Procesi është i shpejtë, i përshtatshëm dhe tërësisht online. Ndiqni hapat e mëposhtëm dhe hapni një llogari të re FALAS brenda ditës.

#
Për Biznese

10 pyetjet kryesore në lidhje me pranimin e pagesave në internet

Shumë pyetje shfaqen gjatë hapave të parë në biznesin e tregtisë elektronike. Por nuk është biznes nëse nuk shet asgjë, apo jo? Paysera ndihmon mijëra dyqane elektronike të pranojnë pagesa nga klientët në të mbarë botën. Dhe tani do t'ju përgjigjemi disa prej pyetjeve më të shpeshta në lidhje me procesimin e pagesave në internet!

#
Për Biznese

Çfarë është një portë pagese dhe si të zgjidhni një?

Për blerësit në internet - pagesa duket si një çështje e thjeshtë për të cilën nevojitet vetëm një sekondë. Megjithatë, një pagesë e suksesshme kërkon që shumë përbërës të funksionojnë për mrekulli për të realizuar këtë magji. Pra, çfarë është saktësisht një portë pagese dhe si të zgjidhni një për dyqanin tuaj elektronik?