Të gjitha kategoritë
Financat personale

Si të ndani faturat në Paysera app?

#
Ju kujtohen situatat e sikletshme dhe vonesat për ndarjen e një fature me miqtë tuaj? Ato ditë kanë shkuar. Faleminderit teknologjisë. Sot mjaftojnë vetëm disa prekje telefoni dhe nuk keni nevojë as të llogarisni pjesën tuaj të faturës – fuksionaliteti i Ndani faturë i Paysera e kryen për ju.

Parimi i Ndani faturë

Ne pretendojmë se termi Ndani faturë është sqarues dhe nuk ka vend për dyshime.

Megjithatë, thjesht për t'u siguruar, do të sqarojmë disa gjëra?

Shkurtimisht funksionaliteti Ndani faturë kërkon t'ju vijë në ndihmë juve dhe grupit tuaj, kur ndani faturën. Nëse udhëtoni me një mik, apo edhe me një grup miqsh dhe ndodh të paguani për të gjithë, ju mund t'u dërgoni atyre një kërkesë Ndani faturë menjëherë.

Më pas miqtë tuaj mund t'ju paguajnë në sekonda, me vetëm një tërheqje. Përsa kohë keni numrin e telefonit, ose adresën e emailit të tyre mund të vazhdoni.

#

Për çfarë përdoret konkretisht?

Ne përmendëm shpenzimet e udhëtimit, si një nga opsionet për funksionalitetin e Paysera Ndani faturë, por mund të përfshijë gjithashtu ndarje të qirasë, darkave, filmave dhe pagesa të tjera të rastësishme si ato, që faturoheni në grup.

Si funksionon Ndani faturë i Paysera?

Nuk po bënim shaka, kur thamë se duhen vetëm disa prekje për të ndarë një faturë përmes Paysera app. Në fakt, do t'a shihni vetë në këtë udhëzues të shkurtër, se si të përdorni funksionalitetin Paysera Ndani faturë.

Hapi 1. Hapni Paysera app dhe vendosni kodin PIN që ju drejton direkt në wallet.

Hapi 2. Prekni mbi pagesën.

Hapi 3. Selektoni opsionin “Ndani faturë”.

Hapi 4. Selektoni kontaktet me të cilët do të ndani faturën dhe prekni "Kërko".

Kaq është!

Një gjë të fundit…

Fatkeqësisht jo të gjithë kanë një llogari Paysera. Gjithçka në rregull – kemi menduar edhe për këtë.

Ja çfarë mund të bëni, nëse miqtë tuaj nuk kanë llogari Paysera:

  • Kur zgjidhni pagesën, sinkronizoni kontaktet e telefonit dhe dërgoni kërkesën tek ata
  • Ose thjesht shtoni një kontakt të ri duke vendosur numrin e tyre të telefonit, ose adresën e email

Vlen të përmendet se Paysera automatikisht do ta ndajë faturën në pjesë të barabarta, por ndonjëherë realiteti është pak më i komplikuar se kaq.

Nëse, keni darkuar me miqtë tuaj dhe secili prej jush ka porositur ushqime me vlera të ndryshme parash, nuk do të ishte e drejtë të ndani gjithçka në mënyrë të barabartë.

Për këtë arsye pse ne u siguruam që, pasi të zgjidhni njerëzit me të cilët dëshironi të ndani faturën, të vendosni shumën për secilin person dhe t'a ndryshoni atë sipas rrethanave.

Voilà!

Krijo një llogari Paysera tani, është falas!

#
Financat Personale

Llogaria e përbashkët për çiftet – hapi tjetër në marrëdhënien tuaj

Akomodimi i përbashkët, makina e përbashkët, shtëpia e përbashkët - të gjitha këto shpesh herë nënkuptojnë financa të përbashkëta. Meqenëse teknologjitë financiare po përmirësohen me shpejtësi, shpenzimet e përbashkëta dhe kursimet për çiftet bëhen gjithnjë e më shumë standarde dhe çiftet e reja nuk kanë më nevojë të kujtojnë me ankth partnerët për shërbimet e papaguara, ose qiranë. Karakteristikat si llogaritë e përbashkëta, kursimet e përbashkëta, ose kërkesat për para jo vetëm që sjellin më shumë transparencë, por edhe mund të ruajnë një marrëdhënie romantike. 

#
Funksionalitete

Shërbim i ri! Dërgoni para për tërheqje cash

Shërbimi i shumëpritur më në fund mbërriti. Nga sot të gjithë klientët Paysera mund të kryejnë transferta për tërheqje cash në Ukrainë me çmime të shkëlqyera. Është e thjeshtë, e shpejtë dhe e përshtatshme. Shtete të tjera përfituese do të shtohen së shpejti.

#
Financat Personale

Si të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?

Ka disa mënyra të ndryshme për të rimbushur llogarinë Paysera dhe për të vijuar me përdorimin e saj. Nga dërgimi i cash, deri te dërgimi i parave përmes një transferte bankare - të gjitha ato janë të renditura në udhëzues. Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë.