Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Llogaria e kursimit Paysera: çfarë është dhe si t'a përdorni?

#
Kursimi mund të jetë i vështirë, edhe nëse po kurseni për diçka që e dëshironi vërtet – një shtëpi të re, një makinë ose thjesht një arratisje në fundjavë. Ne synojmë t'a lehtësojmë këtë proçes. Përdorni një llogari Paysera për kursime, planifikoni pagesa dhe arrini qëllimet tuaja pa humbur kohë!

Çfarë është llogaria e kursimit të Paysera? 🐽

Funksioni i kursimeve në aplikacionin Paysera është pa pagesë për t'u përdorur dhe në thelb funksionon si një arkë kursimi për paratë tuaja. Fondet mund të shtohen dhe tërhiqen në çdo kohë megjithatë, ju nuk merrni asnjë interes për kursimet tuaja.

Ju mund të krijoni sa llogari të dëshironi dhe t'i modifikoni ato gjatë rrugës. Mbi të gjitha mund të vendosni kursime të përbashkëta dhe të rendni drejt qëllimit bashkë me miqtë , ose të dashurit tuaj.

#

Si të filloni? 💰

Për të krijuar një llogari kursimi hyni në aplikacionin Paysera. Pastaj shkoni te Më shumë > Kursime > Krijo kursime të reja.

Ende nuk keni Paysera?

Hapni një llogari falas në pak minuta!

Vendosni një titull, caktoni sasinë e parave që dëshironi të kurseni, caktoni datën e përfundimit, zgjidhni nëse dëshironi të kurseni vetëm, ose me dikë dhe vendosni pagesën automatike për të qëndruar të qetë.

Për shembull, mund të dëshironi të dërgoni automatikisht 20 EUR në llogarinë e re të kursimeve në datë 10 të çdo muaji. Sa komode!

Kaq është! Ju do të keni mundësi të modifikoni qëllimet tuaja, të administroni anëtarët, të tërhiqni kursimet dhe të mbyllni llogarinë për kursime kurdo. Ju urojmë fat 💪

#
Financat Personale

Rezolutat e Vitit të Ri: Si të kurseni para - rregulli 50/30/20

Një nga rezolucionet më të zakonshme gjatë periudhës së Vitit të Ri i referohet administrimit më të mirë të financave personale. Me afrimin e vitit 2021, duam të ndajmë me ju disa këshilla se si të kurseni para duke zbatuar rregullin 50/30/20.

#
Financat Personale

Çfarë është inflacioni dhe si të mbroni paratë tuaja?

Edhe përpara pandemisë COVID-19, thashethemet për krizën ekonomike, inflacionin dhe rënie të përgjithshme financiare të tjera u përhapën gjerësisht kudo në botë. Edhe pse inflacioni në shumë vende Europiane nuk ka ndryshuar shumë, madje është i ulët, vazhdon të prekë sfera të ndryshme të jetës. Prandaj, njerëzit vazhdimisht kërkojnë mënyra të ndryshme për të mbrojtur vlerën e parave të tyre në afat të gjatë.

#
Financat Personale

Si të jeni kontabilisti i vetes? 5 këshilla për administrimin e parave 

Më 10 Nëntor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Megjithatë, shumë prej nesh - shumicën e kohës, duhet të jemi kontabilistë të vetes. Prandaj, vendosëm të ndajmë disa këshilla që e bëjnë më të lehtë administrimin financiar në baza ditore!👇