Të gjitha kategoritë
Funksionalitete

Si të dërgoni para në Ukrainë? 

#
Me përshkallëzimin e luftës në Ukrainë, ky vend ka nevojë për më shumë mbështetje të huaj për të vazhduar luftën. Një nga mënyrat se si njerëzit mund të ndihmojnë është duke dërguar para te OJQ-të lokale, të cilat më pas ua dërgojnë atyre në nevojë, ose duke dërguar para drejtpërsëdrejti për bamirësi në Ukrainë, ose anëtarëve të familjes të mbetur në atje. 

Lexoni udhëzuesin Paysera se si të dërgoni para në Ukrainë dhe të siguroheni që përfituesi të tërheqë shumën maksimale pa humbje!

Kur më nevojitet dërgesa e parave në Ukrainë? 

💙 Ndihma humanitare. Një nga arsyet pse dikush do të dëshironte të bënte një transfertë ndërkombëtare në Ukrainë është të ofrojë ndihmë për ata që kanë mbetur atje për shkak të luftës. Kohët e fundit janë dërguar miliona në OJQ të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, çdo ditë, të cilat më pas ofrojnë mallrat e nevojshme për popullin ukrainas që lufton për liri.

💼 Marrëveshjet tregtare të biznesit. Vende si Polonia, Lituania, Rumania dhe të tjera kanë lidhje të forta biznesi me Ukrainën. Prandaj shumë kompani nga këto vende dërgojnë para në Ukrainë në baza ditore për të paguar mallrat dhe shërbimet e ofruara nga vendasit. 

👨‍👩‍👦 Para për familjen. Një rast i zakonshëm i transfertave në mënyrë sistematike në Ukrainë është kur të punësuarit në një vend të huaj, dërgojnë pagën e tyre për familjarët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që familjet ukrainase të shpërngulura në vende të ndryshme, po përpiqen të ndihmojnë njëra-tjetrën me të gjitha mjetet e mundshme. 

Transferta monetare falas në Ukrainë 🇺🇦
Deri më 17 qershor 2022

Megjithëse Paysera ende nuk mbështet monedhën ukrainase hryvnia UAH (por do e mundësojë së shpejti!), ju mund të dërgoni Eur në Ukrainë, po aq lehtë. Tani - është falas. 

E vërtetë, për të ndihmuar popullin e Ukrainës që të përfitojë shumën maksimale të parave të transferuara nga ata që janë të gatshëm të ndihmojnë - ne kemi hequr tarifën e mëparshme prej 7 EUR nga të gjitha transfertat në Eur për këtë vend.  Gjithsesi, ne nuk mund të garantojmë se banka përfituese nuk do të aplikojë asnjë tarifa të tjera. 

Kjo zbritje është e vlefshme deri më 17 qershor 2022

#

Si të dërgoni Eur në Ukrainë? 📲

Për të dërguar para në Ukrainë përmes Paysera, ju duhet të keni një llogari Paysera, falas. Ndiqni udhëzimet më poshtë për të hapur një llogari dhe për të kryer transfertën tuaj të parë. Kjo vlen si për klientët individual, ashtu edhe për ata të biznesit. Nëse keni një llogari Paysera - kaloni menjëherë në hapin e 4-t. 

  1. Shkarko aplikacionin Paysera dhe regjistrohu (të gjitha pa pagesë, pa tarifa mujore të llogarisë, pa anëtarësim premium). Si të regjistroheni? 
  2. Plotësoni verifikimin e identitetit ✅
  3. Dërgoni para në llogarinë Paysera tuaj. Ju do të përfitoni një numër IBAN për transferta të rregullta bankare në euro, ose mund të kryeni transferta ndërkombëtare në monedha të tjera. Si të rimbushni llogarinë tuaj?
  4. Dërgoni Eur në një bankë në Ukrainë. Hapni aplikacionin, shkoni te Transferta dhe zgjidhni Transfertë e Re > Transfertë Bankare.  Vendosni të dhënat e përfituesit, shumën, specifikoni qëllimin e pagesës dhe konfirmoni transfertën. 
    Për të kryer një transfertë, ju nevojitet numri IBAN i përfituesit. Numri IBAN ukrainas fillon me UA dhe përbëhet nga 29 karaktere në total. 
    Nëse e keni vendosur korrekt numrin IBAN të përfituesit – kodi SWIFT/BIC do të plotësohet automatikisht për ju. 

Sa kohë kërkon një transfertë në Ukrainë?

Nëse përdorni Paysera, transferta në një bankë ukrainase do të jetë falas dhe do të zgjasë deri në 3 ditë pune. Shumica e bankave pranojnë transferta në monedhat kryesore si EUR, por sigurohuni mirë, pasi pagesat në EUR mund të bëhen vetëm te bankat që janë anëtare të sistemit TARGET2

Si dërgoni para tek një përdorues Paysera në Ukrainë? 

Gjithsesi mënyra më e mirë për të dërguar para në Ukrainë është t'i dërgoni ato nga llogaria juaj Paysera në llogarinë Paysera të përfituesit. Transfertat midis përdoruesve Paysera janë kryesisht falas dhe kërkojnë vetëm disa sekonda. Gjithashtu, ju mund t'i dërgoni ato në të gjitha monedhat e mbështetura nga Paysera. 

Dërgoni cash në Ukrainë me një vlerë të shkëlqyer

Gjithashtu, Paysera mundëson transferta monetare për tërheqje cash në Ukrainë. Ky është një shërbim i ri, i cili i mundëson klientëve Paysera të dërgojnë para tek të afërmit, miqtë, ose partnerët e tyre në Ukrainë, të cilët nuk kanë një llogari në Paysera, ose një llogari bankare tjetër. Gjithçka që nevojitet për transfertën është emri, mbiemri dhe data e lindjes së përfituesit. Për të tërhequr paratë, përfituesi duhet të paraqesë pasaportën e tij të brendshme, ose ndërkombëtare, ose kartën e identitetit dhe kodin e tërheqjes së parave.

Limitet mujore aplikohen në lidhje me shumën, ju mund të shikoni gjithçka në faqen web tonë. Megjithatë, transfertat janë vërtet të shpejta dhe kanë çmime të shkëlqyera - prandaj ja vlen t'i kontrolloni, veçanërisht, nëse po u dërgoni para të moshuarve, ose atyre që nuk e njohin mirë teknologjinë dhe online banking.
Lexo më shumë >

Kryeni shpesh transferta ndërkombëtare. ose këmbime valutore dhe jeni në kërkim të marrëveshjes më të mirë?

Artikuj të ngjashëm

#
Financat Personale

Si të dërgoni para në Poloni? Instruksionet hap pas hapi 

Për shkak të monedhës vendase polake zloty shumë individë dhe biznese që tregtojnë në këtë vend përpiqen të gjejnë mënyrat më të mira për të transferuar para, pa humbur fonde dhe kohë. Shumë njerëz dërgojnë para në Poloni përmes Paysera, i cili falë partnerëve vendas mund të sigurojë, jo vetëm norma këmbimi monetar të mira nga euro në zloty, por edhe pagesa të shpejta pa u munduar. Në këtë tekst do të hedhim një vështrim të thellë si të kryejmë transferta të tilla.

#
Financat Personale

Cfarë është një kod SWIFT (BIC)?

Kodi SWIFT (Society for Worldwide Interbank Financial Telecommunication) është një kod për të identifikuar shtetin përfitues të parave, bankën dhe degën bankare, ku është regjistruar llogaria. Kodi SWIFT Paysera është EVIULT2VXXX dhe është e njëjtë për çdo klient të Paysera. Ky kod kërkohet shpesh, kur bëhet një transfertë ndërkombëtare dhe në këtë blog do të shpjegojmë përse është kështu. 

#
Funksionalitete

Paysera ofron Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit 24/7 në anglisht

Nga 1 mars klientët e Paysera do të kenë mundësi të kontaktojnë Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në anglisht gjatë gjithë ditës, çdo ditë. Konsultat do të kryhen përmes telefonit, emailit dhe live chat në faqen web.